Franca dhe Belgjika masin forcat në Dyseldorf, me të dyja skuadrat që duan kualifikimin për në çerekfinalet e Europianit.

“Gjelat” e Deschamps duan të bindin në këtë takim, në mënyrë që të tregojnë se janë ata kundërshtari që duhet mundur në këtë Europian, edhe pse dolën të dytët pas Austrisë në Grupin D.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” të Europës nuk kanë bindur deri më tani, teksa do t’i duhet që të lënë pas formën e dobët dhe të konfirmojnë veten si pretendent duke eliminuar nënkampionët e Botës.

REZULTATI LIVE:
FRANCË 0-0 BELGJIKË
KOMENTI LIVE:
83′ De Bruyne godet nga jashtë zone, me Maignan që ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)
78′ Mbappe provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
76′ Vertonghen shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kolo Muanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
74′ Saliba lëviz bukur dhe godet me të majtën, me topin që shkon jashtë kuadratit.
71′ Lukaku godet me të majtën brenda zonës, por topi ndalet nga Maignan. (VIDEO)
65′ Griezmann provon me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
63′ Zëvendësim te Belgjika. Largohet Openda dhe në vendin e tij futet Mangala.
62′ Zëvendësim te Franca. Largohet Thuram dhe në vendin e tij futet Kolo Muani.
54′ Mbappe hyn bukur në zonë dhe tenton me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
49′ Tchouameni godet nga distanca, me topin që devijohet dhe më pas ndalet nga Casteels.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Tchouameni godet në hyrje të zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.
34′ Thuram tenton me kokë, por topi shkon shunë pranë portës.
32′ Theo Hernandez provon me një krosim të rrezikshëm nëzonë, me topin që përfundon jashtë.
24′ Rabiot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
24′ De Bruyne provon me një gjuajtje surprizë, por Maignan arrin ta ndalë me këmbë.
23′ Griezmann shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
15′ Tchouameni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
14′ Mbappe provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re