Skip to content

LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jemi vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”

3333333333333333333333

Pas protestës së 56-të para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve para parlamentit ditën e enjte.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan me thirrjet: Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.