Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thumbuar kryeministrin Rama që deklaroi sot se duke nisur nga java e ardhshme, maskat do të jenë me detyrim për të shmangur shifra të larta të infektimeve me Covid.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se vetëm këtë javë i ka dhënë 2 milionë euro inceneratorëve, në vend që të blinte maska për njerëzit, për një pjesë të madhe të të cilëve thotë se nuk kanë as para për të blerë bukë.

Basha: Thotë sot do mbani maska se do ju gjobis. Po ata që nuk kanë bukë, me cfarë ti blejnë maskat. Pse si ke marrë masat? Ja ku e ke përgjigjen. Shuma që do të mjaftonte e tepronte për të blerë maska për të gjithë ata që s’kanë lekë për bukë, vetëm këtë javë i ka shkuar  2 milionë euro inceneratorëve.

Live jemi apo jo? Se mos ndodh ndonjë gjë në ndonjë studio, i këputen këmbët dhe i bie leva ndonjë televizioni. Se nuk i japin inceneratorët në lajme dhe turp të kenë. Me këto para mund të ishin siguruar mjaftueshëm maska, duke nisur nga pensionistët. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re