TIRANË- Ka përfunduar protesta e 82 kundër qeverisë.
Revolta qytetare në Tiranë vijoi edhe në ditën e 82-të, me marshimin e protestuesve në rrugët e kryeqytetit dhe thirrje kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prej 82 ditësh, qytetarët vijojnë protestën, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se dorëheqja e Ramës mbetet kusht i panegociueshëm.
Protesta është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në ditët e 14, 15 dhe 16, tubimeve në Tiranë iu bashkua edhe Diaspora, e cila mori pjesë në numër të lartë.
Marshimi i sotëm u shoqërua me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vazhdim.
