Rezistenca qytetare në Tiranë vijon edhe pas përfundimit të protestës së 56-të para Kryeministrisë. Mijëra protestues janë zhvendosur në bulevard, duke marshuar në drejtim të Komisariatit nr. 3.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe slogani “Arrestoni Ramën”.
Protestuesit deklaruan se destinacioni i tyre është Komisariati nr. 3, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.
Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.
