Skip to content

LIVE- Nuk ndalet revolta e rinisë! Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

studentet 3

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të mbledhur në numër të konsiderueshëm, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa përmes parullave dhe thirrjeve të tyre shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

Protesta vjen pas më shumë se dy javësh bojkot të mësimit dhe tubimesh të vazhdueshme të studentëve, të cilët kërkojnë ndryshime dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Në mbështetje të lëvizjes studentore janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë deklaruar se do të qëndrojnë në krah të tyre.