Skip to content

LIVE- “Poshtë patronazhistët”, revolta e 49-të kundër qeverisë, jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën

proteste tirane arrestoni ramen

Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama.

Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës.

Marshimi vijoi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministri, ku renditën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut.

“Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm.