Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pas anulimit të mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë. Kreu i qeverisë theksoi se ka kërkuar një takim më të ngushtë me Albin Kurtin për shkak të agravimit të Kosovës me ndërkombëtarët.

“Në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike.

Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqytë të rreme të asaj që ndodh me rëalitetin e Kosovës sot.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re