Skip to content

LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion! Parlament i krimit”/ Tubimi madhështor kundër kryeministrit, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

protesa

Në ditën e 37 qytetarët protestojnë kundër Edi Ramës duke treguar rezistencë, qëndrueshmëri deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet; “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit”, “Atdheu nuk shitet”…

Që nga dita e parë, mesazhi është një dhe i vetëm dorëheqja e kryeministrit, për të cilën shqiptarët janë shprehur se kjo kërkesë është e panegociueshme.

Më shumë se një muaj revoltë, një protestë madhështore siç nuk është parë asnjëherë tjetër në vend, e cila ka treguar rezistencë dhe qëndrueshmëri.

Kësaj revolte i është bashkuar edhe Diaspora e cila kulmoi me një pjesëmarrje historike, rekord më 20 qershor si edhe më 4 korrik, me thirrjen e vetme, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.