Skip to content

LIVE- “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Revolta e 81-të kundër qeverisë, protestuesit njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Për 81 ditë me radhë, protesta nuk ka ndaluar, shqiptarët janë shprehur të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.

Ata theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme.