Skip to content

LIVE- Shqiptarët në revoltë! Protesta e 29-të, kërkohet dorëheqja e pa negociueshme e Ramës, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

protestaaaaaaaaaaaaaa

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas pritet që marshimi të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre, me mesazhin kryesor, dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.