Skip to content

LIVE- Sot protesta e 89! Nis marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Revolucion!

Screenokshot 2026 08 27 194722

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës qytetare.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë bulevardit, ndërsa pritet që tubimi të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime.