Është shoqëruar me debate e tension seanca plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar. Deputetë të opozitës, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimet e seancës.

Opozita kërkon të futet në rendin e ditës kërkesa e tyre për çështjen e inceneratorëve, duke kërkuar që në sallën e seancave plenare të vijë kryeministri Edi Rama.

Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali në fjalën e saj është shprehur se kjo tashmë është një çështje e rezauruar dhe se drejtësia ka marrë në dorë çështjen, ndaj është e rëndësishme që kuvendi të vijojë me rendin e ditës.

“Për respekt të publikut këtu në konferencen e kryetarë e kemi diskutuar mocionit me debat dhe interpelancë në mënyrë urgjente nga ju, urgjencën nuk e përcaktoni ju, por është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Te kërkesa për mocion se është e lezetshme se lista e folësve për mocionin për debat të fillojë me deputetet iniciues për mocionin me debat më pas të nisë me të tjerët. Sa i takon çështjes ne kemi dhënë drejtësisë, ne veprojmë, ndryshe nga ju i mbështesim organet e drejtësisë dhe nuk bëjmë politikë të ditës, por i japim drejtësisë vendin që i takon, deputetëve vendin që I takon, port ë gjithë e dinë se këto deputetët këtu kërkonin një komision hetimor ju e refuzonit ju nuk keni lejuar të hetohen një nga rastet flagrante ku jeni shpallur kokë e meduzës. Mos dilni këtu dhe të mbroni studentët pasi të ishin këtu do të shkilni me këmbë këto. Patëm rastin të shprehemi tashmë duhet që të nisim me rendin e ditës”, ka thënë Spiropali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re