Abc News ka shkuar në vendin e ngjarjes së rëndë në Larisa të Greqisë, ku të paktën 43 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave. Gazetari Arlind Isa raportoi nga vendi i ngjarjes duke treguar dëmtimet e shumta që kanë mbetur pas nga tragjedia.

Treni i linjës Athinë-Selanik dhe i mallrave, për shkak të një gabimi njerëzor, janë bashkuar në të njëjtat shina duke u përplasur. Në total ndodheshin 354 persona në trena. 243 pasagjer të ndodhur dhe 12 personel. Siç edhe raportoi gazetari, dy prej tyre ndodheshin në trenin e mallrave.

Në trenin e pasagjerëve, në momentin e përplasjes, ka ndodhur një shpërthim. Nuk dihet nëse shpërthimi i fuqishëm ka ardhur nga një sasi karburanti që mund të ketë qenë aty apo nga goditja e fortë nga përplasjave e trenave. Kjo ka çuar në shkrirjen e dissa pjesëve të përparme të trenit.

Flakët kanë sjellë temperatura dnë mbi 1300 gradë. Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, temperaturat e larta e kanë vështirësuar identifikimin e viktimave. Nga burimet për ABC News, mes të plagosurve nga përplasja janë edhe disa shqiptarë, të cilët po marrin trajtimin e duhur në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re