Skip to content

LIVE- Vijon aksioni qytetar! Protestuesit marshojnë drejt Policisë së Tiranës, kumbojnë thirrjet: Ju erdhi fundi!

marshii drejtoria

Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, teksa protestuesit janë zhvendosur në drejtim të urës së ish-Bllokut dhe më pas te Drejtoria e Policisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër klasës politike, ndërsa një prej sloganeve që është dëgjuar më shpesh ka qenë “Ju erdhi fundi!”

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Belinda Ballukut, duke vijuar protestën dhe marshimin në akset kryesore të kryeqytetit.