Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore në Shëngjin. Kryeministri zbardhi disa nga diskutimet kryesore dhe u ndal te prioritetet e viti 2024. Ndër prioritetet kryesore të qeverisë janë projeket e mëdha infrastrukturore.

Rama tha se për Porto Romano është ndryshuar strategji dhe se tashmë do të kalohet me financim të brendshëm.

Një projekt tjetër i rëndësishëm është hekurudha Durrës-Prishtinë, dhe kreu i qeversë zbuloi se ka një dakordësi me Kosovën për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë e në Prishtinë.

Edi Rama: Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt. Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar.

Besojmë që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që përfundon gjithë boshtin e Korridorit. Po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan. Po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi po ashtu adresuar nevojën për financim të By Pass-it të madh të Elbasanit në kushtet kur Korridori 8 ecën me shumë shpejtësi.

Kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur edhe 10 stacione të tjera nga Kashari në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do të lidhim kontartën për të filluar punën Vorë-Han i Hotit. Kemi fituar financimin për segmentin Durrës-Rrogozhinë nga fondet evropiane. Kemi diskutuar me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe ka një dakordësi në parim nga të dyja strukturat për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë e në Prishtinë. Po ashtu kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja

Këto janë projektet e mëdha që i interesojnë të gjithëve. Një projekt tjetër i madh është finalizimi këtë vit i Agjencisë Kombëtare të Transportit.  Synojmë të bëhemi kampionët absolut në rajon për turizmin.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re