Një pallat 12-katësh është përfshirë nga flakët në Lushnje mbasditen e sotme dhe situata vijon të mbetet kaotike prej disa orësh.

Zjarri ka rënë në një qendër tregtare, teksa si pasojë e tij kanë mbetur të bllokuar banorë në katet e mësipërme.

Drejt Lushnjes është nisur shërbimi zjarrfikës i Tiranës dhe në vendngjarje ndodhet po ashtu ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Disa banorë kanë përfunduar në spital, pasi janë asfiksuar nga tymi prej flakëve.

17:06- “Barrelë, barrelë”, pamje dramatike nga evakuimi i banorëve në Lushnje, dhjetëra ende mes flakëve

Situata vijon të mbetet kaotike në qytetin e Lushnjes, ku prej më shumë se tre orësh forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët që kanë përfshirë një pallat 12 katësh në qendër të qytetit.

Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët nga pallati, ku në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe helikopteri për të evakuuar banorët në katet e sipërme.

Siç shihet edhe nga pamjet e Vizion Plus, me dhjetëra banorë po nxirren nga pallati ku po u jepet ndihma e parë, pasi shumë prej tyre janë asfiksuar.

Më herët raportuam se 20 persona janë dërguar pë ndihmë mjekësore në spital, pasi janë asfiksuar, mes tyre edhe zjarffikës.

Dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në një dyqan këpucësh në qendrën tregtare që ndodhet në pallatin 12 katësh.

Raportohet se katet e sipërme nuk janë përfshirë nga flakët por ka sasi të lartë tymi, çka ka bërë që të jetë e pamundur evakuimi i banorëve përmes shkallëve.

16:47-Situatë dramatike në pallatin 12-katësh, zjarrfikësja e Tiranës niset drejt Lushnjës

Vijon të jetë dramatikë situata në Lushnje, ku një pallat 12-katësh është ëprfshirë nga flakët. Dyshohet se disa familje janë të bllokura dhe ende nuk dihet numri i saktë i personave.

2 automjete dhe 6 zjarrfikes janë nisur nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikëse së Lushnjës, pasi në këtë pallat 12 katesh përveçse mungojnë shkallët e emergjencës raportohet se edhe zjarrfikësit e qyteti nuk janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një helikopter.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi.

16:34- Zjarri në Lushnje, Balla mbërrin në vendngjarje, situata mbetet kaotike

Ende kaotike është situata në Lushnje, ku një zjarr ka pushtuar një pallat 12 katësh.

Zjarri ka rënë në ambientet e një qendre tregtare dhe është përhapur me shpejtësi, teksa burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në katet e mësipërme kanë mbetur banorë të bllokuar.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka parë nga afër situatën.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, tha më herët Balla në reagimin e tij për zjarrin.

Mdërkohë, disa banorë kanë përfunduar në spital nga asfiksia, teksa zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

16:34- Zjarr, kaos dhe njerëz që bërtasin, fëmijë dhe të moshuar të bllokuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje

Situata në pallatin e përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes është kaotike dhe mjaft e rëndë.

Burime për vizion plus informojnë se aktualisht në pallatin e përfshirë nga flakët kanë mbetur të bllokuar 4 fëmijë dhe disa të moshar.

Ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spital edhe 20 persona të asfiksuar, mes tyre edhe anëtarë të forcave zjarrfikëse.

Zjarri ka rënë në katin e parë të një qendre tregtare, flakët dhe tymi janë përhapur në të gjithë pallatin.

Forcat zjarrfikëse po përqiqen të evakuojnë banorët nga shkallët e makinave zjarrfikëse, pasi nga shkallët e pallatit ëhstë i pamundur evakuimi i tyre.

I pranishëm në vendngjarje është edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

16:19- Banorët i përgjërohen zjarrfikësve, kaos në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje

Situata paraqitet kaotike në pallatin 12 katësh të përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes.

Burime për Vizion Plus informojnë se në katet e sipërme të pallatit ka familje të bllokuara, të cilët e kanë të pamundur të dalin nga shkallët për shkak të tymit të madh.

Zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit në një qendër tregtare, ndërsa flakët dhe tymi janë shpërndarë në të gjithë pallatin.

Aktualisht policia dhe forcat zjarrfikëse po përpiqen të evakuojnë banorët përmes shkallëve të jashtëme të makinave të zjarrfikëses.

Deri tani janë dërguar disa banorë për ndihmë në spital pasi janë askfiksuar nga tymi, mes tyre edhe zjarrfikës.

16:12-Rëndohet situata në pallatin në Lushnje, banorë dhe policë të asfiksuar, disa familje të bllokuara

Vijon të rëndohet situata në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje, ku aktualisht raportohet për persona të bllokuar në katet e larta.

Zjarri që ka rënë në katin e parë të pallatit 12 katësh ku ndodhet një qendër tregtare, ka bërë që tymi të shpërndahet në të gjithë shkallën, duke lënë të bllokuar me dhjetëra banorë.

Raportohet se për momentin ka disa familje të bllokuara në katet e sipërme, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen që të bëjnë evakuimin e banorëve përmes shkallëve të jashtme, pasi është e pamundur që ata të dalin nga shkallët e pallatit.

Deri tani ka patur disa banorë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të asfikësisë, mes tyre edhe punonjës të zjarrfikëses.

Aktualisht nuk ka nisur akoma fikja e zjarrit pasi ka akoma banorë që kanë nevojë për ndihmë dhe për evakuim.

15:50- Zjarr i madh në Lushnjë, dhjetëra banorë të bllokuar mes flakëve! Qytetarët po evakuohen nga shkallët e zjarrfikëses

Situata në qendrën tregatre në Lushnje e cila është e përfshirë nga flakët është mjaft e rëndë, për shkak të vështirësisë për të ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

Në pallatin 12 katësh ku ndodhet qendra tregtare ka tym dhe flakë, ku me dhjetëra banorë ndodhen të bllokuar, dhe shumë prej tyre të asfiksuar.

Mes të lënduarve janë edhe forcat zjarrfikëse të cilët ndodhen aty për të neutralizuar zjarrin.

Gjithashtu për të bërë të mundur evakuimin e banorëve nga katet e larta po përdoren shkallët e zjarrëfikëses, pasi është e pamundur që të nxiren përmes shkallëve të pallatit pasi është i gjithi i përfshirë nga tymi dhe flakët.

Aktualisht forcat zjarrfikëse ende nuk kanë filluar me fikjen e zjarrit për shkak se ka ende banorë që po avakuohen.

15:10-Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Lushnjë, dhjetëra qytetarë mbeten të bllokuar

Një qendër tregtare në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke krijuar panik dhe bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në tubat e ajrimit.

Flakët raportohet të kenë përfshirë katin e tretë dhe të shtatë të ndërtesës.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve  Po ashtu, Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re