22:28 Anëtari i jurisë Ilir Çapuni dha çmimin Cyber Security për Katriot Fetahaj dhe Fitim Latifaj.

22:22 Blent Kurtulani & Veton Bejtullahu, Kastriot Fetahaj dhe Fitim Latifaj dhe Edi Bushati kërkojnë rrëmbimin e çmimit Cyber Security

20:20 Anëtari më i vjetër i jurisë, z. Altin Petre ndau mirënjohje për Doris Manxhuka për prirje të avancuara në fushën e informatikës.

22:14 Drejtori Ekzekutiv i Microsoft Sokol Vladi dha Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë për Ministrinë e Punëve te Brendshme dhe Veridos GmbH.

22:10 Kryetari i Komunës së Prishtinë Shpend Ahmeti ndau trofeun e Shërbimit Publik të Vitit për Shqipërinë

22:04 Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri vuri përballë Platformën e-Receta, aplikacionin M-Tax dhe Projektin Eterna të Postës Shqiptare. Në Kosovë Ministria e Punëve te Brendshme ne bashkëpunim me Veridos GmbH vihet përballë Komunës së Prishtinës.

21:56 Rektorja e Universitetit Riinvest Bardha Qeresi dha mirënjohje për Dhurata Myrtollari dhe Blerim Jahiu.

21:49 Ministrja Sonila Qato tha trofeun e ICT Diploma e Vitit në Albanian ICT Awards 6 për Hakan Shehu.

21:45 Këtë vit kategoria ICT Diploma e Vitit solli bashkë Besnik Dragusha me algoritmin për analizimin e deklarimit te pasurive, Blerona Cakolli me analizën për monitorimin e ambientit të serrës dhe Hakan Shehu me ‘Knowledge Graph’ ne gjuhën Shqipe.

21:36 Përfaqësuesi i Universitetit për Biznes dhe Teknologji si dhe njëkohësisht anëtari i jurisë z. Edmond Hajrizi dorëzoi çmimin e Mobilitetit të Vitit për Julian Demeti me platformën Gati.al.

21:33  Në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit garuan Dardan Mehmeti, me Platformën edukative “Parashkollori”, Arjanit Pajaziti, me platformën Trafiku Urban ne Prishtinë dhe Julian Demeti me Gati.al.

21:29 Një tjetër mirënjohje shkoi edhe për TOK/Digital Agency me projektin Sunflower.

21:27 Anëtari i jurisë z. Muhedin Nushi dha mirënjohje për Astrit Alikaj me aplikacionin Duaje Natyrën.

21:18 Arbana Osmani dha çmimin Gruaja në ICT për Hana Qerimi dhe projektet e saj Shkolla Digjitale dhe Starlabs.

21:16 Gruaja në ICT pati tre finaliste, Hana Qerimi me “Shkolla Digjitale” dhe “Starlabs”, Adela Kallanxhi me Altropost.com dhe Ornela Bardhi me PHD Project. Kjo kategori ka pasur 20 aplikime dhe gara ke qenë e egër.

21:12 Anëtari i jurisë Altin Petre dha mirënjohje për Swiss Contact Albania dhe Vera Remskar, Drejtore e Fondacionit Together Albania dhe Together Kosova

21:10 Ministri do të japë një çmim shtesë për fituesin.

21:09 Ministri i Inovacionit në Kosovë Besim Beqaj dha trofeun e Yllit në Ngritje për Tea Reçica dhe Projektin e saj Trashëgimia Kulturore e Prishtinës dhe aplikacionin Find My Clothes.

21:09 Nga 1 Janari 2019, do të hapet Parku për Inovacion Gjermano-Kosovar bëri të ditur Ministri Beqaj.

21:02 Kategoria Ylli në Ngritje mirëpriti tre finalistë, Tea Reçica me aplikacionin Trashëgimia Kulturore e Prishtinës dhe aplikacionin Find My Clothes, Mario Alla me Projekti Mark.O dhe Vesa Basha me projektin The city of Logic.

20:58 Uljan Sharka me projektin iGenius / Cry shpallet fitues në Kategorinë ICT Inovacioni i Vitit

20:56 Raiffeisen Bank hap në Shqipëri hap akseleratorin e parë të startupeve në Shqipëri, Elevator Lab Albania, i vetmi program në Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Aplikimet në Elevator Lab të hapura deri më 23 Maj.

20:50 Tre nominimet për kategorinë ICT Inovacioni i Vitit janë Visar Shehu me projektin MARA Recruiting Software, Arber Lleshi me makinën elektrike BONEVET dhe Uljan Sharka me iGenius / Crystal

20:35 Ne së paku të mos e pengojmë rininë, dhe personalisht që rruga më e mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe trevat mbarëshqipfolëse është ti mbështesim këta të rinj dhe projekteve novatore.

20:33 Jam mrekulluar kur kam mësuar se ndërmarrjet tona po punojnë për tregjet Amerikane dhe Evropiane dhe mbetet e rëndësishme që përkrahja të mos jetë vetëm pjesëmarrje në aktivitete, por edhe me mbështetje ekonomike dhe ndërtimin e bazës ligjore që u hap rrugë këtyre ideve të reja.

20:30 z. Besim Beqaj (Ministri i Inovacionit në Kosovë) Të gjitha këto ide, e gjitha kjo garë, po na tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë që rinia jonë, nxënësit, studentët, komuniteti po ecin më shpejt se institucionet dhe qeveritë nuk kanë rrugë tjetër veçse ti mbështesin këto nisma në mënyrë institucionale.

20:28 Përgëzime për Universitetin e Prishtinës për nivelin e lartë të aplikimeve dhe për herë të parë kishim aplikime doktoraturash ndërsa nuk mungonin projekte të cilat nisën rrugëtimin e tyre së bashku me ICT Awards-in.

20:27 Këtë vit juria ka vlerësuar të paktën 2,000 faqe projektesh që kanë aplikuar deri më 31 Mars.

20:26 Juria ka mbetur e befasuar nga niveli i lartë jo vetëm nga aspekti teknik por edhe inovacioni që aplikohet në jetët e përditshme.

20:25 “Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, faza e dytë e vlerësimit u nda në ditë, dhe përveçse në Tiranë juria pati kënaqësinë ti vlerësonte projektet edhe në Prishtinë.”

20:23 zj. Anila Hoxha (Kryetarja e Jurisë): Pjesëmarrja e lartë në këtë aktivitet dëshmon mësë miri rëndësinë që ICT Awards bart.

20:20 Në Shtator të këtij viti ICTSmedia do të nisë një qendër inovative quajtur ICTS Lab.

20:19 “Dua të falënderoj Ministrin e Inovacionit të Kosovë, z. Besim Beqaj, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen Sonila Qato dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.”

20:17 z. Kushtrim Shala(Bashkëthemelues i ICT Awards): “Është mundësi e radhë të shikosh një mbështetje kaq të madhe dhe gjallë të komunitetit të ICT-së.”

20:11 Një konkurs mbarëkombëtar, unik për nga karakteri dhe dedikimi, hapja e këtij edicioni nuk shënoi thjesht fillimin e një rrugëtimi vetëm të një eventi por një seri takimesh maratonë dhe pune të palodhshme përgjatë tre muajsh që stafi organizoi në universitete, shkolla, qendra inovacioni, inkubatorë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Durrës, Tetovë, Shkodër, Ulqin, Gjakovë, Korçë dhe Pejë.

20:09 E kthyer në një arenë prestigjioze arritjesh dhe një pasioni të zjarrtë për teknologjinë, ku më të mirët e industrisë së ICT-së ballafaqojnë mes tyre idetë, lidershipin dhe gjenialitetin, ICT Awards është shndërruar në eventin më të dashur të komunitetit të ICT-së mbarë trevat shqiptare.

20:04 Mbrëmja Gala hapi zyrtarisht siparin.

Gara tashmë e mirënjohur në fushën e teknologjisë së informacionit organizuar nga ICTSmedia, Albanian ICT Awards, po përgatitet të shpallë fituesit e këtij edicioni.

Më 27 Prill në Tirana International mbahet Nata e shumëpritur Gala e ndarjes së çmimeve në shtatë kategori, pas një maratone tre mujore në kërkim të talenteve shqipfolëse në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në këtë aktivitet nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama i cili do të ndajë trofeun e Yllit në Ngritje për këtë edicion; Ministri i Inovacionit në Kosovë z. Besim Beqaj dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj. Sonila Qato.

Mbrëmja Gala hapi siparin në ora 18:00.

ICT Awards 6 nisi rrugëtimin më 2 Shkurt në Tiranë ku shpalli të hapur garë për vitin e gjashtë me radhë. Më 20 Shkurt startoi fushata e takimeve informative të cilat kanë për qëllim të njihen më nga afër me komunitetit e IT-së si dhe ti ftojë ata ti bashkohen kësaj gare.

Takimet informative të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Durrës, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Ulqin dhe Pejë u finalizuan më 29 Mars.

Më 31 Mars përfaqësuesit e garës shpallen të mbyllura aplikimet në shtatë kategoritë e kësaj gare: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Femra në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re