Skip to content

Liverpool apo Real Madrid, cili ekip po ofron më shumë para për Kylian Mbappe. Plas festa tek tifozëve e…

“Los Blancos” po hasin në vështirësi për ta transferuar francezin shkaku i problemeve financiare, “Reds” janë gati të përfitojnë nga rasti. Real Madridi është duke hasur në vështirësi për ta transferuar Kylian Mbappen në kryeqytetin spanjoll.

Gjigantin spanjoll e ka prekur kriza financiare, njëjtë si Barcelonën, shkaku i koronavirusit, shkruan Përfaqësuesi francez kërkon rrogë të lartë dhe kjo është e papërballueshme për kampionin aktual spanjoll.Dhe, nga kjo situatë po mundohet të përfitojë Liverpooli, i cili tash shihet si favorit për ta transferuar yllin francez.

Media spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se kampioni anglez po e pret momentin e duhur për t’ia bërë ofertën Paris Saint-Germainit.

Mbappe pritet të largohet nga kryeqyteti francez gjatë verës dhe Anglia mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.Mbappe mund ta zëvendësojë tek “Reds” Mohamed Salahun, i cili mund të largohet nga “Anfield Road”.

Ndërkohë, PSG-ja do të tentojë me të gjitha forcat që ta mbajë kampionin e botës me Francën në “Parkun e Princave”.

/faxweb