Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën e Lyonit për pagën e propozuar, teksa tani mbetet vetëm dakordimi mes dy klubeve për çmimin e transferimit.

Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro për shqiptarin, por Liverpooli kërkon një shifër prej 8 milionësh euro.

L’Equipe shkruan se paga e tij do të jetë 350 mijë euro në muaj për tri vite. Kjo është paga më e lartë qëkur Depay u largua këtë verë.

29-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpoolit për tri vite, por nuk ka arritur ta sigurojë vendin e titullarit, ndërsa kalimi në Lyon do t’i mundësonte shumë më shumë minutazhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re