Manchester United ka vulosur kualifikimin për në sezonin e ardhshëm në champions league. Suksesi 1 me 0 në transferte kundër Bournemouth ishte jetik për “djajtë e kuq” pasi ata përfituan edhe nga ndalesa e Liverpoolit ndjekes kundër aston vilës.

Manchester United gjithsesi bëri detyrën e vet në duelin kundër Bournemouth. Vendimtar në këtë ndeshje ishte goli I brazilianit Casemiro në minutën e 9.

 

Një gol shumë I bukur që lindi pas një pasimi mjaft të mirë të Eriksen.

 

Vendasit patën një mundësi të artë për të barazuar në minutën e  32 me anë të Solanke por de Gea ishte vendimtar.

 

Portieri spanjoll ishte i mrekullueshëm edhe në startin e pjesës së dytë kur ndali gjuatjen e Brooks. Në të 75 Bruno Fernandez provoi të mbyllte ndeshjen por kësaj radhe ishte portieri vendas Neto që I tha jo golit të miqve.

 

E nga ana tjetër de ge akompletoi pasditen fantrastike me një tjetër gol që I mohoi Bournmouthitopas gjuatjes së Quatares. Tanime Manchester United ka 69 pikë, aq sa ka edhe Njukasell , me të cilët “djajte e kuq” ndajnë vendin e 3 dhe të katert. Liverpuli ndjekes ka 3 pikë më pak, teksa kanë edhe një ndeshje për të luajtur ndryshe nga Njukasell dhe Manchester United që kanë edhe dy të tjera. Ndalesa 1 me 1 ndaj Aston vilees në anfilld ishte fatale për skuadren e Klopp .

 

Miqtë humben penallti fillimisht me anë të Uotkins në minutën e  22 por 5 minuta më vonë ishte Ramsei që zhbllokoi shifrat. Liverpopl barazoi  vetëm në minutën e  89 me anë të Firminos por ky gol nuk sherbeu për ti dhënë tre pikët. Tanime Liverpool duhet të kënaqet vetëm me Europa league.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re