Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij.

Skuadra e “The Reds” u mund në “Anfield Road” edhe nga PSV Eindhoven me rezultatin 4-1 duke regjistruar humbjen e saj të 9 në 12 ndeshje.

Kjo është ecuria më negative e kësaj skuadre që nga sezoni 1953/54.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se statistikat flasin totalisht për Liverpoolin në këtë ndeshje; 63% zotërimi i topit, 27 gjuajtje, 53 prekje në zonë dhe në fund erdhi humbja 4-1, diçka që flet për performancën më shpërdoruese dhe kaotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re