Skip to content

Liverpool, zëvendësuesi i Salah do të vijë nga Arabia Saudite?

Largimi i Mohamed Salah nga Liverpool tashmë është zyrtare, ndërsa drejtuesit e klubit të kuq po shqyrtojnë disa emra për të gjetur zëvendësuesin e duhur të egjiptianit.

 

“GiveMeSport” zbulon se zëvendësuesi i Salah mund të vijë nga Arabia Saudite, konkretisht nga Al-Hilal. Liverpool ka piketuar Marcos Leonardo, i cili këtë sezon ka shënuar 16 gola në 30 ndeshje me klubin saudit.

 

I transferuar në vitin 2024 nga Benfica tek Al-Hilal për 40 milionë euro, 22-vjeçari brazilian kërkon rikthimin në Europë dhe transferimi te Liverpool do të ishte një hap gjigant në karrierën e tij.

 

Vlera aktuale e anësorit brazilian është 20 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, por me siguri që Al-Hilal do të kërkojë një shifër më të madhe, duke ditur që lojtari është nën kontratë me ta deri në vitin 2029.