Liverpul bën mrekullinë duke eleminuar Barcelonën edhe pse e niste ndeshjen në një disavantazh me tre gola për shkak të humbjes në ndeshjen e parë. Kështu për të dytin vit radhazi Barcelona përmbyset në një mënyrë të habitshme ndërsa ‘’të kuqtë’’ shkojnë në të dytën finale radhazi duke pritur kundërshtarin mes Ajaks dhe Totenhem.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Origit që në mungesë të Firminos dhe Salah bashkë me Shaqirin kishin zënë vendet e tyre në fushë. Liverpul ashtu, si në ndeshjen e parë e ka dominuar sërish Barcelonën pavarsisht se pjesa e parë mbyllet me vetëm një gol avantazh.

Në pjesën e dytë është holandezi Vijnaldum që në harkun e 120’’ sekondave të shënoj dy herë për ta dërguar ndeshjen në ‘’shtesë’’. Por në fund ajo që vendos është një ‘’shpikje’’ e Aleksandër Arnold që nga këndi i pason Origit, si në një miqësore dhe belgu e ka të thjeshtë të shënoj.

Kështu me këtë fitore Liverpul është finalistja e parë për në Madrid e Ligës së Kampioneve dhe Ajaks – Totenham nesër pritet të përcaktoj edhe çiftin finalist./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re