Liverpul është Kampioni i ri i Evropës pas tre vitesh të dominimit madrilène të Realit, pikërisht në Madrid. Liverpul fiton për herë të gjashtë këtë me dy gola të shënuar në limitet e sfidës përballë Totenhem. Është fillimisht Salah që shënon pa u kronometruar ende 120’’ sekonda nga pika e bardhë e penalltisë pas një prekje me dorë të Sisoko. Totenhem kerkon të bëj një ndeshje në sulm por pa krijuar momente të rrezikshme deri në minutën e 70’. Pas disa zëvendësimeve në minutën e 70’ Totenhem shfaqet më i rrezikshëm por është Alizon që bën heroi dhe tregon se një ndër arsyet që vitin e shkuar Liverpul humbi ishte edhe portiere. Në fund Liverpul vulos gjithccka me Origi që dyfishon rezultatin me një goditje të saktë nga brenda zonës dhe kështu të kuqtë rikthehen tek titulli europian pas 14 vitesh./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re