Liza, emri i saj i vërtetë ishte Alice Pleasance Liddell, fëmija i katër i Henry dhe Lorina Liddell, lindur më 4 maj 1852. Familja u zhvendos në Oksford në vitin 1856 ku u miqësuan me Charles Lutëidge Dodgson, ndryshe Lewis Carroll, trasnmeton Gazeta Metro.
Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur.
Historia e librit është e thjeshtë, në 4 korrik 1862 ai mori Lorinën, Edith dhe Lizën(Alice) në një udhëtim me varkë nga Oksford në Godstoë. Për t’i argëtuar ai improvizoi një histori me një protagoniste të re me emrin Alice. Alice Liddell e pëlqeu shumë historinë dhe iu lut që ta shkruante. Që këtej edhe botimi i vitit 1865 me titullin: “Aventurat e Lizës në botën e çudirave”.
Në moshë të rritur Alice Liddell u martua me Reginald Hergreaves dhe ishte aktive në shoqërinë e lartë gjatë gjithë jetës së saj. Alice pati tre djem, dy prej të cilëve u vranë në Luftën e Parë Botërore. Ajo vdiq në vitin 1932 në moshën 80 vjeçare.
Për një shekull e gjysëm, ky libër i ka mrekulluar fëmijët në mbarë botën, duke pasuruar dhe nxitur imagjinatën e tyre. Libri është përkthyer në 65 gjuhë të botës dhe ai ka shërbyer si bazë për skenarë filmash dhe teatrosh për fëmijë. Libri i Lewis Carroll tërhoqi pas vetes shumë fëmijë kur u publikua në vitin 1865, dhe meqë u bë tejet popullor u përshtat dhe në teatër.
/aktoretshqiptare.info