Shikuesit e Eurovision Song Contest u tmerruan nga performanca e përfaqësueses së Irlandës, të cilën e quajtën atë një “satanizëm i pastër”

Performanca e Bambia Thug, përfaqësueses së Irlandës në Eurovizionin e sivjetmë me këngën “Doomsday Blue”, shkaktoi reagime të stuhishme nga teleshikuesit dhe shumë shpejt u ndezën edhe rrjetet sociale.

Kënga “Doomsday Blue” flet për thellësinë e thyerjes së zemrës dhe të betejave të tregimtarit, ndërsa ai lufton me dashurinë e pashpërblyer dhe dhimbjen e tradhtisë. Kënga përmban gjithashtu referenca të shumta të kulturës pop, si Avada Kedavra nga Harry Potter.

Këngëtarja e përshkruan shprehjen e saj muzikore si “Ouija-pop”, që do të thotë një shkrirje e elektro-gothic, pop angsty dhe screamcore.

Ajo që mund të themi me siguri është se pas performancës së saj, rrjetet sociale u ndezën dhe shumë njerëz shkruan për frikën që ndjenin gjatë performancës së saj, që sipas shumëkujt ishte “satanizëm i pastër”.

 “Çfarë satanizmi është ky”, “Kam frikë nga përfaqësuesja e Irlandës, jam mërzitur sinqerisht”, “Kam frikë nga Irlanda…”, ishin vetëm disa nga komentet.

Veç implikimeve politike në dhënien e çmimeve, Eurosong prej vitesh ka degraduar në një festival të pështirë prej performancave të tilla të papranueshme për shijen normale njerëzore, siç ishte më herët, në vitet ‘70-’80 apo dhe më vonë në vitet ‘90. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re