Adriatik Llalla, në intervistën e tij në televizionin e familjes Berisha, ka kërcënuar para se të shkojë në burg.

Ai thotë se ka materiale të bollshme, të cilat i ka mbledhur gjatë kohës sa ishte kryeprokuror.

“Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin.

Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar.

Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj.

Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendje” u shpreh ai.

Pyetjes së Çlirim Pekës, nëse këto informacione i ka jo vetëm në mendje, Llalla iu përgjigj: “Ka materiale të bollshme”.

Ai ka folur edhe për shpalljen “non grata” nga SHBA, duke sjellë argumente qesharake.

Sipas Llallës, ai është ndëshkuar se iu ka dalë kundër amerikanëve për interesat që kishin këtu dhe se për ta shpallur “non grata” janë bazuar në një shkrim të Alfred Pezës.

“Është një vendim i DASH që nuk më bën të ndihem mirë, as mua, as familjes sime. Faktet të cilat iu referua DASH janë të habitshme apo të çuditshme për mua. Do t’i referohem një përgjigje që DASH i ka kthyer Prokurorisë shqiptare për çështjen time.

Nuk ka asnjë fakt. Del qartë se DASH thotë se u bazua nga informacione të marra në publikun e gjërë. Nuk ka pasur asnjë rast që Llalla të ishte i përfshirë në një aferë korrupsioni. Ata besuan vetëm raportimet në media duke u bazuar te një shkrim i portalit të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

Ky kishte nisur një luftë të hapur ndaj meje për shkak të hetimit që u hap për pasurinë e tij. Ai u betua që të më shkatërronte mua dhe familjen time. Dhe deri diku ia arriti”, tha Llalla.

Me sa duket, Llalla e pandeh Departamentin Amerikan të Shtetit si Prokuroria që drejtonte ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re