Zbardhet letra që ish-prokurori Adriatik Lalla i dërgoi Kongresit Amerikan, mbi  Reformën në Drejtësi dhe rolin e Ambasadorit Donald Lu në Tiranë. Ne dokumente thuhet se në një takim privat në zyrën e të dërguarit të SHBA-ve në Tiranë në Maj të vitit 2015, Donald  Lu i kishte kërkuar shefit te organit qendror te hetimit arrestimin e ish kreut të Parlamentit.

 

“Në një mënyrë jodiplomatike dhe kundër normave të Konventës së Vjenës, Ambasadori Lu më ka sugjeruar se duhej të arrestoja kreun e Parlamentit, njëkohësisht kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta”.

 

Ne letrën 15 faqesh qe është publikuar dhe ne faqen e kongresit thuhet se ambasadori Lu pretendoi se kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.

 

“Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi. Arrestimi i tij do të ndihmonte (sipas pikëpamjes së Lu) në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

 

Megjithatë, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin. Ai i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshirë një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave.

 

“Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social. Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

 

Adriatik Lalla u largua nga detyra pas mbarimit te mandatit. Ndaj tij ka filluar tashme një hetim për pastrim parash dhe fshehje te pasurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re