Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka mbledhur kete te premte të gjithë strukturën e ndërmarrjes së pyjeve, kryepleqtë e fshatrave, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera për t’i dhënë fund fenomenit të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Z. Llatja u tregua i prerë në qëndrimin e tij për të mos toleruar askënd që prek fondin pyjor, apo ata që neglizhojnë kryerjen e detyrës në ruajtjen e pyjeve.

 

Pasuria e përbashkët nuk do të jetë pre e askujt, tha Kryetari i Bashkisë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

 

Duke ju drejtuar strukturave të pyjores, Llatja u tregua i qartë, se asnjë abuzues, nuk ka dhe nuk do të ketë mbështetje, ndaj ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

 

Kryetari i Bashkisë Elbasan tha se përgjegjësia do të jetë e njëjtë, si për atë që shkel ligjin, edhe për punonjësin e pyjores që neglizhon detyrën.

 

Më tej Llatja u ndal tek djegia e kullotave e cila shpesh herë është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në pyje. Edhe në këtë drejtim, Kryetari i Bashkisë kërkoi vëmendje maksimale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re