Ajo që po ndodh në Ishullin e Madh në Havai është vërtet apokaliptike. Llava e vullkanit Kilaueae shpërthyer ç’prej më shumë se një muaj, përhapet pa ndalesë, vijon të zgjerohet me shpejtësi dhe gëlltit çdo gjë para saj.

Autoritetet njoftuan të martën se llava gëlltiti 71 shtëpi e rreth dyzet të tjera u dogjën.

Llava iu afrua dhe një termocentrali gjeotermik dhe ekspertët paralajmëruan për shpërthimet e mundshme të pakontrolluara të sulfidit toksik të hidrogjenit. Tymi vullkanik arriti gjithashtu në Guam, në territorin amerikan prej 6,400 kilometrash.

Ushtria po përgatitet për evakuim masiv për shkak të një kërcënimi të ri nga llava gjithnjë e më kërcënuese.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re