Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe për infektimin në radhët e Policisë së Shtetit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Lleshaj tha se janë 16 policë të infektuar dhe gjithësej janë 54 të karantinuar.
“Tani kemi tetë punonjës policie të cilët janë aktiv me virusin. Janë gjithsej 16 punonjës policie të infektuar dhe kemi 52 policë të karantinuar”, u shpreh ministri.
Më tej Lleshaj u shpreh se, masat do të forcohen ndërkohë që hapja graduale do të fillojë, por do të shtohen sanksionet për shkelësit.