Inxhinierja Luljeta Bozo komentoi debatin mes ministrit Sandër Lleshaj dhe shefit të Urbanistikës në Lezhë, Nik Leka.

Gjatë një interviste për “Ora News”, Bozo deklaroi se një njeri që nuk është specialist nuk duhet të përfshihet në debat. Sipas saj, Lleshaj mund të ketë pasur të drejtë vetëm për pjesën e përhapjes së panikut.

“Duhet ta kundërshtojë dikush që është specialist. Unë nuk pranoj të diskutoj për probleme teknike me një që nuk është specialist. Ai i zyrës së urbanistikës e ka thënë sa të bazuar e ka pasur, si është përgjigjur ministri i Brendshëm nuk e di. Unë për vete nuk mund të futem në debat me mjekun, juristin se nuk e kam atë përgatitje. Ajo mund të ketë qenë e drejtë që mos përhapet panik”, u shpreh Luljeta Bozo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re