Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është takuar këtë të martë me homologun e tij kroat dhe malazez në Zagreb, ku qëllimi kryesor ishte vendosja e një bashkëpunimi më të ngushtë në drejtimin e parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm.

 

Në këtë takim bëhet me dije se tre ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, shkëmbimit periodik të informacionit, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financuese të BE-së, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Policisë Kufitare.

 

Në fjalën e tij ministri Lleshaj, e vuri konkretisht theksin në luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që merren me trafikimin e migrantëve të paligjshëm.

 

Gjithashtu në këtë takim është rënë dakord për hapa të përbashkët në forcimin e kapaciteteve në bashkëpunim me agjencitë përgjegjëse të Bashkimit Evropian, si FRONTEX etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re