Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”, ku është pyetur edhe për çështjen “Lleshaj”.
 
Kreu i Shtetit në fjalën e tij është shprehur se tha se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale, në lidhje me dekretimin e ministrit Sandër Lleshaj.
 
“Për dekretin. Unë nuk jam përfshirë në një deklaratë të tillë dhe asnjë polemikë. Jam President për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën dhe sikurse ju e dini, jam shprehur edhe publikisht për të informuar Kuvendin, në rast se kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar edhe kryetarin e Kuvendit. Vij në pozitën e Presidentit pas një eksperience si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi. E di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë. E di edhe nga pozita e kryeministrit. Në ditët e ardhshme do të merrni një përgjigje institucionale dhe korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate të karakterit politik dhe spekulativ.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re