Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se në Milot është ngritur Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit në Qarkun e Lezhës.

 

Në një postim në Facebook, Lleshaj shkruan se përfaqësuesi I Prefekturës është përgjegjësi kryesor I kësaj qëndre e cila sipas ministrit, do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit të problematikave.

 

“Në Milot u ngrit Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit, në qarkun Lezhë. Përfaqësuesi i Prefekturës është përgjegjësi kryesor dhe kjo Qendër do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit e problematikave, me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen në kohë të tyre. Në Qendrën Operacionale janë anëtarë nga të gjitha institucionet shtetërore, Bashkitë, Policia, Shëndetësia, Arsimi, Zjarrfikëset.  Një kënd i posaçëm do të jetë në dispozicion të gjithë organizatave apo aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj që do të bashkohen në aksionet e përbashkëta.  Qendra do të funksionojë 24/24 dhe do të drejtojë dhe koordinojë gjithë veprimtaritë në funksion të menaxhimit të emergjencës në Qarkun e Lezhës. #ShqiperiSolidare”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re