Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shfrytëzoi seancën parlamentare për të reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulliarf oërt e fundit në lidhje me procedimin e 25 personave që kanë organizuar protestat e ditëve të fundit para Ministrisë së Arsimit por edhe personazhe publike qe e kanë mbeshtetur këtë proteste duke qënë aktiv madje me thirrjet e tyre.

 

Lleshaj tha se kishte kërkuar sqarimë në policinë e shtetit në lidhje me këtë lajm dhe rezulton që ai është i pavërtete dhe nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit

 

“Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës.

 

 

Lleshaj shtoi se ka nisur procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të  madhe publike dhe ngatërroi shumëçka.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re