Ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me drejtuesit e pushtetit vendor dhe strukturat e policisë së Korçës.

 

Lleshaj ka bërë të ditur para drejtuesve se policia duhet të vazhdojë luftën kundër kanabisit. Ai përsëriti mesazhin se nëse ky fenomen nuk mbyllet Brenda 15 qershorit për të gjithë drejtuesit do të fillojnë procedimet penale.

 

“Lufta kundër kanabisit nuk eshte e mbyllur, edhe pse betejat jane fituar. Strukturat e policise kane pergjegjesi. Çdo rrenjë që zbulohet pas 15 qershorit eshte pergjegjesi dhe turpi juaj. Policia duhet te merrer me personat qe kane pergjegjesi per territorin ku kultivohen bime narkotike. Pas 15 qershorit do fillojne procedimet per shperdorim detyre. Luften me kanabisin duhet ta beje gjithe shoqeria. Fakti qe jemi ne periudhe zgjedhore, nuk do ulet vigjilenca. Ashpersia goditese do jete me e madhe.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re