Skip to content

Lleshaj rikthehet në pallatin 12 katësh në Lezhë, debaton me ish-deputeten e PD

Ministri Sandër Lleshaj është rikthyer në pallatin 12 katesh në lagjen Beslidhja, në Lezhë  pas inspektimit të mbrëmshëm ku u përplas me punonjësit e bashkisë.

 

Lleshaj ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se pallati është i sigurt dhe se banorët duhet të rikthehen.

 

“Shumë zhurme per asgje, pallati i sigurte, banoret te rikthehen”

 

Por nuk ka ndarë të njëjtin mendim ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj e cila ka debatuar me ministrin Lleshaj.

 

Ndërkohë që ky I fundit nuk I ka kursyer ironitë në drejtim të saj.