Kryeminstri Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në një seancë të jashtëzakonshme në parlament, ku në qendër pati shpalosjen e qëndrimit të tij mbi aktin e presidentit Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në fillim Rama sqaroi se sipas tij, akti i presidentit është tërësisht anti-kushtetues. “Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit. Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin.

Të 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak. Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë cope: Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat”, theksoi Rama.

Shefi i qeverisë përshkroi, letrën sqaruese ardhur nga Presidenca mbi mosdekretimin e Lleshit, ku sipas tij nuk kishte asnjë referencë kushtetuese, e më pas atë që kish ndodhur në shtatë ditë, duke gërrmuar në të kaluarën e gjeneralit që do bëhej ministër Rendi.

“Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet. Në këto kushte Presidenti nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj’ kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë. Nuk kam asnjë objeksion se përse Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e Republikës, në adresa të pashkelura nga postieri i Presidencës. Mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën”

Gjendja e dëshpëruar e opozitës dhe humbja e plotë e qetësisë e shqetëson me plotë të drejtë Presidentin. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë. Nuk e kam humbur besimin se presidentin nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë”, tha Rama, që si referencë të kësaj morri dekretimin këtë mëngjes të Helidon Bendos si kreu i SHISH-it.

Por fundi i fjalës së Ramës ka rezevuar një shpotitje të rëndë për Metën. Duke iu referuar një fakti sipas së cilit presidenti ka kërkuar një takim të mbyllur me deputetët për të sqaruar “pse”-në misterioze të mosdekretimit të Lleshit, Rama tha nuk do donte të ishte ajo çfarë i kanë dëgjuar veshët gjatë takimit të së dielës në Presidencë.

“Kam një ndjesë, presidentin në radhë të parë është sajesë mediatike që përmes një gazetari në një klub mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ka hedhur dorashkën për tiu drejtuar Kuvendit apo grupit për arsyen e vërtetë të dekretimit, që mos qoftë ajo që më kanë dëgjuar veshët me të, jam gati që të pranoj që kam unë probleme me veshët, se ma ka thënë presidenti mua. Mirë se të vini zoti President dhe të na rrëfeni. Por larg qoftë ajo që më ka thënë mua. Çdo gjë e pranoj, por nuk e pranoj dot një president qesharak të vendit tim”, ishin fjalët e Ramës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re