Opozita ka reaguar ndaj emërimit të Sandëe Lleshit si zv/ministër i Brendshëm, duke e quajtur gjeneralin si të “papërshtatshëm” dhe “kukull”.

 Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

 Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së.

Në pamundësinë e të qënit ministër Rendi  prej mosdekretimit të presidentit Meta, kryeministri Rama u detyrua që ta emërojë preferencën e tij politike si nr.2 të Rendit, si një truk institucional për ta drejtuar në këtë pozitë dikasterin që drejtohet nga Xhafaj, tashmë i dorëhequr.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re