Llogaraja është mbuluar këtë mëngjes nga mjegulla e dendur, duke sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të fushëpamjes së paqartë.

 

Duke marrë shkas nga kjo, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një thirrje për të gjithë shoferët.

 

Në një status në rrjetet sociale, ARRSH ka publikuar foto nga Llogaraja dhe kërkon që shoferët të ecin me kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

 

“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi.

 

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thekson ARRSH.

 

Ndërkohë, kujtojmë se IGJEUM ka paralajmëruar shtim të reshjeve të shiut dhe rrëzik nga përmbytjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re