Skip to content

Llogari bankare, kompani, makina dhe…! Zbardhen pasuritë e sekuestruara në operacionin italo-shqiptar, Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” paratë nëpërmjet…

Capture 182

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e përbashkët mes SPAK dhe Italisë, ku është goditur grupi i pastrimit të parave.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 15 urdhër-arreste, ndërsa mes të tjerëve në pranga kanë rënë Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se pse e pasurive të bllokuara janë:
-Dy llogari bankare në emër të Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)
-Dy llogari bankare në emër të Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (mamaja e Nevila Kamberit)
-Dy llogari bankare në emër të Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi” në pronësi të Igli Kamberit
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”, 5 automjete dhe 1 llogari bankare në emër të Bardhok Gjergjit
-Dy llogari bankare dhe 1 automjet në emër të Saimir Pirrës
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik dhe një llogari bankare
-Dy automjete në emër të Edi Brahaj