Zona turistike e Llogorase dhe Orikumi prej dy ditesh vuan nga mungesa e energjise elektrike.
Dhjetra subjekte sherbimi kane mbetur në terr per shkak te energjise në një kohë kur një numer I larte qytetaresh i drejtohen kesaj zone per turizem.
Subjektet ankohen per energjine e munguar ndersa sipas tyre nuk kane asnje informacion per rikthimin e energjise.
OSHEE njofton se jane duke kryer remont ne nenstacionin elektrik te Llogorase. Po sipas tyre energjia do mungoje deri diten e martë.
Ne kete periudhe Llogoraja eshte pika kryesore turistike e jugut.