Një lloj i qepës mund të ndihmojë luftimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në raste të tuberkulozit, është bërë e ditur në një studim të realizuar së fundmi.
Hulumtuesit besojnë se të mirat antibakteriale të nxjerra nga qepa persiane rrisin efektin e antibiotikëve ekzistues.
Ata kanë deklaruar që kjo mund të ndryshojë efektin e ilaçit rezistent në rastet e tuberkulozit, që infektoi 490,000 persona në vitin 2016.
Megjithatë ekspertët janë shprehur që ende janë duke u zhvilluar testime klinike, e që janë në fazat e hershme dhe ka nevojë për punë të mëtutjeshme. /kk/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re