Prokuroria e Tiranës pushon akuzën e pastrimit të parave për Lulzim Bashën. Kryetari i PD, Lulzim Basha, merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, shkresë të cilën e ka siguruar edhe “Panorama”, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.

Nderkohe qe te pandehur ne gjykate me po te njejten akuze shkojne edhe Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re