Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një lidhjeje Skype ndër të tjera ka folur edhe për masat që pritet të ndërmerren si pasojë e numrit të lartë të infektimeve në vend me Covid-19.

Taulant Balla: Ne kemi përzgjedhur që të kemi një ekuilibër mes masave të rrepta të Lockdown-it dhe masave më të lehtësuara për t’i dhënë mundësi edhe ekonomisë së vendit, për t’i dhënë mundësi edhe sipërmarrësve shqiptarë..

Bledian Koka: Po pra, po ka kosto në jetë kjo… se ne kemi mbyllur Shqipërinë për një person dhe nuk po e mbyllim tani që ka 20.

Taulant Balla: Edhe me kushte më të rrepta të Lockdown-it ne përsëri do të kishim të njëjtat shifra …

Bledian Koka: Po ku e dini ju mo? Ju, po thoni që Greqia ka Lockdown dhe ka kursime në jetë …