24 persona janë vënë në prangat e Policisë italiane pas një operacioni të koduar “Lockdoën.

Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke përfituar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit, shkruajnë mediat italiane.

Ky operacion çoi në arrestimin e 24 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur. Nga të arrestuarit, 18 u vunë në pranga, kurse 6 u lanë në arrest shtëpiak.

Grupi kriminal ishte i organizuar në tre nivele dhe shqiptarët kishin rolin e furnizimit me marijuanë, hashash e kokainë. Dy nivelet e tjera ishin përbërë kryesisht nga shtetas italianë. Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në territorin e provincave të Milanos, Monzës,Torino, Bergamo e Sassari.

Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës. Autoritetet policore italiane, por jo vetëm, disa herë kanë ngritur shqetësimin se pandemia ka bërë që trafiku i drogës të marrë përmasa të mëdha globalisht.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re