Në një pjesë të madhe të KZAZ-ve në vend nuk është marrë parasysh zëvendësimi i komisionerëve në rast problemesh shëndetësore apo lodhje.

Ky është rasti i KZAZ nr. 20 dhe 21 në Shijak dhe asaj nr. 43 në qytetin e Rrogozhinës.

Në KZAZ nr. 20 në Shijak numërimi është ndërprerë dhe do të fillojë në orën 15:00, ndërsa atë nr. 21 do të fillojë në orën 14:00.

Në Rrogozhinë numërimi është ndërprerë që prej orës 09:30 dhe deri tani pasi komisionerët kanë kërkuar disa orë pushim.

Që prej orës 01:00 të mesnatës së djeshme në këtë KZAZ është punuar vetëm me katër grupe pa zëvendësim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re