Përgjithësisht jemi mësuar që bebet t’i shohim të luajnë me lodra shumëngjyrëshe gjatë dushit. Kjo është padyshim një taktikë e mirë për nënat, të cilat zor se mund t’ia dalin t’i mbajnë të përqëndruar fëmijët.

Mirëpo ekspertët po vënë alarmin në lidhje me këto lodra.

Një studim i kryer nga Instituti Federal i Zvicrës për Shkencën dhe Teknologjinë, ETH Zurich dhe Universiteti i Illinoisit u botua pak ditë më parë në revistën “Biofilms and Microbiomes”. Shkencëtarët zbuluan se brenda rosakëve të verdhë, që shumica e bebeve përdorin gjatë dushit, ndodhet një numër i madh bakteresh.

Lëngjet e trupit të fëmijëve, si djersë, urinë ose ndotës të tjerë, shtojnë mikrobet dhe lëndët e tjera duke i kthyer këto lodra në një vatër të madhe infeksionesh.

Mirëpo, është gati e pashmangshme që të vegjëlit të futen në dush pa i prekur lodrat e tyre.

Kështu që, sigurohuni që lodrat të mos kenë të çara, në mënyrë që bakteret të mos grumbullohen brenda tyre. Pas dushit, pastrojini ato me ujë të ngrohtë dhe lërini të thahen në një vend të pastër.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re